11:18, 12 Korrik 2018

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

46 deputetët votuan për, ndërsa 16 ishin kundër.

Projektligji në fjalë ishte hedhur në votim edhe të hënën porse nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.

Edhe projektligji për Efiçiencë të energjisë dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, kanë  kaluar në parlament, njofton Klan Kosova.