21:31, 19 Dhjetor 2017

Një çift i vjetër kanadez do të duhet që t’i kalojë Krishtlindjet larg i ndarë për herë të parë pas 70 vjetësh.

Herbert Goodine-t, 91 vjeçar, iu tha se duhet që të largohet nga objekti i kujdesit ku jeton me gruan e tij, Audrey Goodine, 89 vjeçare, dhe të shpërngulet në një shtëpi private pleqsh.

Ky institucion në Perht-Andover të New Brunswick-ut, i tha çiftit të premten se plaku duhet të largohet gjatë vikendit, ndërsa tregimi i tyre ka ngjallur zemërim në gjithë vendin.

“Kur po flisja me prindërit e mi dje, e dëgjova nënën time duke qarë, dhe mund ta dëgjoja babanë tim prapa saj”, shkroi bija e tyre, Dianne Phillips, në Facebook këtë të dielë.

“Nëna ime tha, ‘Krishtlindjet mbaruan për ne tani, dhe këto janë Krishtlindjet më të këqija që do t’i kemi ndonjëherë. Pse nuk pritën pas pushimeve?’”

Në anën tjetër, një përfaqësues i institucionit ku këta dy pleq qëndrojnë tha se posa një banues është përtej nivelit të tyre dhe zhvillimi social e ka përcaktuar atë nivel, ai duhet t’i ndjekë rregullat e vëna nga qeveria.

“Në fakt, do të ishte e kundërligjshme për mua që të mos i ndjek rregullat dhe mund ta humbas licencën time”.

“Në këtë pikë, vendimi është marrë, dhe është jashtë durave të mia”.

 

Interesante