16:54, 3 Tetor 2018

Deri më tani baret dhe kafiteritë janë vizituar vetëm nga njerëzit por si duket që nga java e kaluar ka filluar edhe frekuentimi nga kafshët.

Kjo ndodhi në barin Chantilly PMU të Francës ku një kali pa hezitim hyri këtu ku shkoi deri në fund lokalit dhe ndërroi mendje pasi u kthye përsëri jashtë.

Padyshim që nuk munguan edhe reagimet e njerëzve të cilët u ndjenë të frikësuar.

“Ne nuk kemi parë kurrë një gjë si kjo” tha pronarja e barit Stephane Jasmin.

Kali doli të shëtisë edhe në parking e në fund u gjet nga pronari i tij, ai nuk pati asnjë lëndim.

Për të parë këtë moment keni videon më poshtë: