Kafshët shtëpiake reduktojnë rrezikun e sëmundjeve mendore NULL NULL 20.05.2018 15:30 20.05.2018 15:30 Njerëzit që rriten në qytete pa kafshë shtëpiake kanë një rrezik më të lartë për sëmundje mendore dhe stres kronik, ka gjetur një studim i ri. Një gjendje e tillë lidhet me bakteret: fëmijët e rritur në fshat me kafshë janë të ekspozuar ndaj pluhurit më të ngarkuar me baktere që përforcojnë sistemet e tyre imune dhe i bëjnë ato të qëndrueshme ndaj stresit, njofton Klan Kosova. Studiuesit në Universitetin e Kolorados Boulder thonë se gjetjet e tyre janë akoma më shumë dëshmi se fëmijët duhet të shpenzojnë më shumë kohë duke luajtur në natyrë, meqë mjediset tepër sterile rrisin ironi çështjet shëndetësore. Autorët thonë se nevojiten më shumë kërkime, por mund të thonë me siguri se banorët e qytetit do të përfitonin mentalisht nga të ngrënit më shumë probiotikë, duke shpenzuar më shumë kohë jashtë, duke marrë kafshë shtëpiake, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 9 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë