Kafshët që shpëtuan jetë njerëzish NULL NULL 01.09.2015 18:30 01.09.2015 18:30 Përdorimi i kafshëve për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjes mund të tingëllojë si mashtrim, por ajo është duke fituar mbështetjen e shkencëtarëve. Pas një seance gjyqësore, u vërtetua se qentë e trajnuar special mund nuhasin kancerin e prostatës në 93% të rasteve, duke u njoftuar kështu nga Spitali Universitar duke dhënë miratimin qenëve për tu përdorur, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova. Megjithatë testi PSA, në gjakun e një njeriu është tejet i pasigurt dhe mund të jep përgjigjje positive false. Çfarë është testi PSA? Antigen specifik i prostatës ose PSA, është një proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës. Testi PSA mat nivelin e në gjakun e një njeriu. Testet kanë treguar se qentë mund të nuhasin tumoret me saktësi më të madhe, ky duke u bazuar në një studim Italian që përfshin dy alsasianët përmes mostrave të urinës nga 900 burra, 360 prej tyre kishin kancer të prostatës, ndërsa 540 prei tyre nuk kishin kancer. Dhe kjo nuk bëhet fjalë vetëm për qentë ne këtu do të ju tregojmë edhe për disa persona kafshët e të cilëve ndihmuan për të shpëtuar jetën e tyre, përcjellë Klan Kosova. Martin Kelly 71 vjecar u diagnostifikua me kancerin në fyt, pasi që qeni i tij Monty e vërejti atë duke mbajtur duart në qafën e tij. Kështu Martin dhe gruaja e tij Linda, për jetën e tij iu referohen qenit për të cilin thanë që po të mos ishte Monty pjesë e familjes sonë, une tani nuk do të isha më. Pastaj Helen Mason 38 vjecare që jeton në Oxfordshire, punon në logjistikë, u diagnostifikua me kancer të gjirit në korrik të vitit 2011 pasi kali i saj Myrtle, në mënyrë të përsëritur bënte prekje të lehta rreth gjoksit të saj, kështu tashmë u vërtetua se ka një kuptim të mirë të nuhaturit të kuajve, jo aq të mirë sa qentë por jo edhe shumë prapa saj. Kate Arnett 48 vjecare, ishte duke luftuar për të marrë frymë, pastaj ajo nuk ishte në dijeni që ishte e sëmurë nga mushkëritë, më pas dy qentë e saj Banjo dhe Ernie, e nuhatën atë se ajo po ngulfatej, pak minuta më pas njëri nga ta solli një pompë frymmëmarrjeje për ta ndihmuar të paktën gjersa Kate të vizitohej tek mjeku, përcjellë Klan Kosova. Ndërsa pa u futur në grupin e shpëtimtarëve të jetës nuk mbeti as një mace, kjo ndodhi kur Susan Marsh 51 vjecare ra në tokë pa ndjenja macja e saj Charley menjëherë vrapoi për të i dhënë ndihmë asaj. Zonja qysh kur kishte qenë 12 vjecare, kishte pasur tipin 1 të diabetit, kjo do të thotë ajo duhej injektuar me insulin duy herë në ditë, por kur mbeti pa ndjenja në njërën prej ditëve ajo u ndihmua nga macja e saj Charley pasi që burri i saj ishte në punë në ato momente, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day