15:00, 9 Nëntor 2018

 

Zakonisht kafja është një rutinë e pazëvendësueshme në ditën tonë, dhe kjo është një gjë e mirë pasi,  mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer ose Parkinson, ka pohuar një studim.

Ndërsa shumë njerëz mbështeten në filxhanin e tyre të mëngjesit për një energji më të madhe, hulumtimi i kryer nga shkencëtarët në Institutin e Trurit të Krembilit në Kanada nxjerr në pah ndikimin e dobishëm që konsumi i kafesë mund të ketë në shëndetin e përgjithshëm, njofton Klan Kosova.

“Është hera e parë që dikush ka hetuar se si proteinat reagojnë me proteinat që janë përgjegjës për Alzheimer dhe Parkinson”, thotë një doktor në këtë institucion.

Po ashtu, kafja është e mirë edhe për reduktimin e sëmundjeve të mëlçisë e kancerit.