Kadri Veseli: Marrëveshja për Demarkacionin afër NULL NULL 23.02.2018 21:52 23.02.2018 21:52 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se në takimin e mbrëmshëm të deputetëve janë zhvilluar biseda të gjata në zyrën e tij dhe se marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi është afër. Ai ka paralajmëruar takime të tjera mes subjekteve politike. Në një intervistë për televizionin publik, Veseli ka deklaruar se konsensusi është afër derisa ka thënë se “se deri të mërkurën do të arrihet një marrëveshje dhe demarkacioni do të kalojë”. Veseli theksoi se ka një dialog konstruktiv mes palëve për të arritur një marrëveshje. Dallimet në diskutime ka thënë se janë të vogla dhe sipas tij ato do të tejkalohen për të quar përpara demarkacionin, si një proces me interes nacional. “Dallimet në diskutime janë të vogla dhe sipas tij ato do të tejkalohen për të quar përpara demarkacionin, si një proces me interes nacional”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë