Kadifeja është tendenca më e nxehtë e vjeshtë-dimër 2016 (Foto) NULL NULL 17.09.2016 23:00 17.09.2016 23:00 Një nga tendencat më të nxehta që po pushton stinën e vjeshtës, por që do të jetë edhe në stinën e dimrit, pa asnjë dyshim është kadifeja. Është një trend që nuk duhet lënë pa provuar, sepse ka shumë mënyra për t’u stiluar — edhe kur është një bodysuit si 20-vjeҫarja Kendall Jenner, por edhe kur është një fustan si Victoria Justice — mundësitë janë të pafundme. Më poshtë, në këto foto, janë renditur disa stile të ndryshme në veshje, nga të cilat mund të frymëzoheni. Të gjithë duhet ta keni parë kadifen gjithandej në pothuaj ҫdo Fashion Week. Disa designers që e kanë theksuar trendin janë: Ralph Lauren, Prabal Gurung, Mara Hoffman, Marc Jacobs, Sally LaPointe, Jason Wu, 3.1 Phillip Lim, Rachel Zoe, dhe shumë të tjerë! Ndërkohë që pjesa më e madhe e stilistëve e kanë propozuar në pasarelat e tyre në fustane, ka edhe shumë variante të tjera për këdo që do të provojë këtë tendencë në vjeshtë – dimër. Disa nga personazhet e njohur tentuan ta provonin qysh në vitin e kaluar kur kadifja filloi në disa pasarela, por këtë vit ajo ka pushtuar të gjithë botën e modës. /revistaclass *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.