Kadare: Pacolli po kontribuon ta afrojë Kosovën me Evropën NULL NULL 08.11.2017 16:04 08.11.2017 16:04 Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot shkrimtarin Ismail Kadare në shtëpinë e këtij të fundit. “Më vjen mirë, që e kam mysafir në shtëpi ministrin e jashtëm të Kosovës, z.Pacolli, që e kam takuar dhe në Kosovë. Më vjen mirë që ai ka vënë në dispozicion emrin e vet, suksesin e vet, autoritetin e vet në shërbim të Kosovës”, tha Kadare. I pyetur si e konsideron faktin që ai ka zgjedhur Francën si një nga vendet e para për ta vizituar, Kadare tha: “E vlerësoj shumë këtë fakt. Zoti Pacolli po kontribuon për ta afruar atë me Europën, sespe shqiptarët janë europianë, pjesa natyrale e Europës”, ka thënë Kadare. Në vazhdim të bashkëbisedimit, Ministri i Jashtëm e ka falënderuar shkrimtarin Kadare për kontributin e tij të çmuar, në mënyrë të veçantë për Kosovën, thuhet në komunikatën e MPJ-së, transmeton Klan Kosova. “Vizitën time zyrtare në Francë e kam filluar në shtëpinë e penës më të ndritur shqiptare, shkrimtarit të madh dhe tën johur e vlerësuar në gjithë botën, z. Ismail Kadare. E falënderova me gjithë zemër për kontributin e pazëvendësuar, që ai dha, veçanërisht për Kosovën, duke filluar me demonstratat e viteve 80, Rambujenë, me artikujt e shumtë në shtypin francez”, ka thënë Pacolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë