16:00, 12 Korrik 2018

Këngëtarja Kacey Musgraves e publikoi videoklipin për këngën e saj “High Horse”, me regji të Hannah Lux Davis.

Në këtë video, Kacey ikën nga vendi i saj i punës me orar 09:00-17:00, duke ëndërruar se si i hakmerret kolegëve të saj egoistë.

Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit të Kacey “Golden Hour”. Momentalisht ajo ndodhet në turne me Harry Styles, ndërsa në vjeshtë pritet të nisë turneun e saj personal “Oh, What A World Tour”.

 

Interesante