Zonaj e Vjetër ka barazuar me skuadrën angleze, megjithëse udhëhiqte me dy gola në fillim të takimit, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e dytë

22:46, 13 Shkurt 2018

​Juventus dhe Tottenham kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në 10 minutat e para, përmes sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, duke ngushtuar rezultatin fillimisht në minutën e 35-të, për 2:1 me anë të Harry Kane.

Në pjesën e dytë Tottenham nuk e ndali ritmi, duke arritur që të barazonte gjithçka në minutën e 72 me anë të Christian Eriksen.

Ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo e kthimit në Wembley pas tre javësh.

Interesante