“Juve vështirë ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Pogban” NULL NULL 25.08.2016 22:22 25.08.2016 22:22 Fabio Cannavaro, ka thënë se do të jetë shumë e vështirë për Juventusin, ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Paul Pogbën. Mirëpo transferimi i Pogbas në Manchester United për një shumë rekorde parash, ka lënë një zbrazëtirë në Juventus, as Massimiliano Allegri s’do të jetë i gatshëm ta përmbushë. “Juventusi po përpiqet t’i mbledhë forcat, kanë një skuadër të fortë dhe mendoj se Higuain është më i fortë se Morata, mirëpo ta fitojnë Ligën e Kampionëve, do të jetë tmerrësisht e vështirë”, ka thënë Canavaro për Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.