19:00, 12 Korrik 2018

Juventus është i gatshëm që ta shesë sulmuesin Gonzalo Higuain, pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s, raporton CalcioMercatoo.

Ky do të ishte lajm i mirë për klubin anglez, Chelsea, që raportohet të ketë shfaqur interesim për shërbimet e përfaqësuesit të Argjentinës.

Ish-ylli i Napolit do t’iu kushtojë diku rreth 55 milionë euro, në rast se ata vendosin që ta marrin atë në radhët e veta.

Interesante