Justin Theroux thotë se ndarja me Jennifer Aniston ishte gjentile NULL NULL 24.09.2018 12:00 24.09.2018 12:00 Justin Theroux ka folur për ndarjen e tij nga Jennifer Aniston, për herë të parë, në një intervistë për The New York Times. Theroux dhe Aniston bënë të ditur se rrugët e tyre po ndaheshin, në muajin shkurt, dy vjet e gjysmë pas martesës së tyre dhe shtatë vjetësh që ishin së bashku. Në një deklaratë, në atë kohë, të dy i ishin referuar njëri-tjetrit si “miq të ngushtë” duke thënë se ata kanë planifikuar që të vazhdojnë miqësinë e tyre të shtrenjtë. Tani, shtatë muaj më vonë, 47 vjeçari ka shpjeguar gjithçka rreth ndarjes së tyre. “Lajmi i mirë është se kjo ndarje, po zgjedh fjalët me shumë kujdes, është ndarja më gjentile që mund të ishte, nuk kishte aspak mëri dhe armiqësi”. Ai po ashtu ka folur edhe për faktorët që në një mënyrë ose tjetër e shkaktuan ndarjen mes tyre. “Në fakt, në realitet, janë gjëra të vogla që e shkaktuan gjithë këtë. Por ndodh ndonjëherë që këto gjëra të vogla bëhen shumë problematike”. Theroux e quajti ndarjen “miqësore” dhe “të mërzitshme”, duke shpjeguar se “as njëri prej nesh nuk po kërkon ta godasë tjetrin”. Ai gjithashtu shtoi se respekti i ndërsjellë që të dy kanë për njëri-tjetrin e ka bërë “më pak të dhimbshme” ndarjen. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, ndarja është ndarje, prandaj ylli i “Leftovers” tha se largimi nga Aniston ishte “zemërthyes” – por jo në mënyrën se si të gjithë e mendojnë. “Vetëm në mënyrën se mendoja se miqësia nuk do të ishte e njëjtë, ditë pas dite. Miqësia jonë po ndryshon dhe po i përshtatet rrethanave dhe kjo është një gjë për të cilën ne jemi shumë krenar”. Theroux kur është pyetur nëse është në lidhje dashurie ka refuzuar të përgjigjet. “A është kjo pjesa kur unë e ngris vetullën dhe nuk përgjigjem?”, ka thënë ai me humor por megjithatë duke mos dhënë përgjigje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.