Justin Theroux flet për herë të parë për divorcin me Jennifer Aniston NULL NULL 23.09.2018 19:15 23.09.2018 19:15 Divorci i shumëpërfolur i çiftit të aktorëve i cili ndodhi më herët këtë vit u quajt nga vetë protagonistët si një vendim i përbashkët dhe i pranuar nga të dyja palët. Gjithashtu në deklaratën e Theroux dhe Anniston u tha se ata ishin dy shokë të ngushtë të cilët kishin vendosur që të mos ishin më çift por do vazhdonin miqësinë e tyre në të ardhmen. Por sigurisht thashethemet dhe hamendësimet nuk mund të mungonin dhe arsyeja e divorcit u përfol se ishte një tradhëti e Justin, të tjerë thanë se ishte stili tij i jetesës që e çoi Jennifer drejt kërkesës për divorc, gjithashtu u tha se fakti që aktorja kërkonte të kishte një fëmijë çoi në ndarjen e tyre, shkruan Blitz. Por tani, për herë të parë që në atë kohë, Theroux ka folur dhe për një intervistë për “The New York Times” ka thënë se ju copëtua zemra nga ndarja, për faktin se miqësia midis tij dhe Aniston nuk do ishte më asnjëherë njësoj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.