Justin Beieber nervozohet me fansat, lë skenën dhe shkon NULL NULL 24.10.2016 10:40 24.10.2016 10:40 Justin Bieber, ka shkaktuar zemërim në mesin e fansave të tij gjatë një koncerti, pasi ndaloi së kënduari për të mbajtur një fjalim. 22 vjeçari Bieber, po u fliste fansave të tij në Manchester Arena, kur ata filluan të bërtisnin duke i kukuar që të vazhdojë së kënduari. Mirëpo, Bieber në vend se të këndojë e ka lëshuar mikrofonin dhe është larguar nga skena, siç ka thënë si, sepse publiku refuzoi ta dëgjonte. Mirëpo disa minuta më pas, ai u kthye në skenë dhe tha: “Ju s’po mund ta përballoni fjalimin tim, kështu që s’do të flas. “Arsyeja se pse u zemërova më parë ishte se kam udhëtuar përreth botës për të ardhur këtu, dhe ia kam dedikuar jetën këndimit dhe dua të sjellë vetëm buzëqeshje në fytyrat e njerëzve. Ndjehem sikur njerëzit nuk po më japin respektin e njëjtë, dhe kjo më lëndon”, ka thënë Bieber më pas, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.