Juncker: BE të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor, të shmanget rreziku i një lufte të re NULL NULL 17.04.2018 14:24 17.04.2018 14:24 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha sot se Bashkimi Evropian duhet të hapet për pranimin e anëtarëve të rinj nga Ballkani Perëndimor në mënyrë që të shmangë rrezikun e një lufte të re në rajon. Juncker, duke folur në Parlamentin Evropian, theksoi se nëse BE nuk hapet për këto vende, “në një rajon shumë të komplikuar dhe tragjik” dhe nëse BE nuk ofron perspektivën evropiane, “do të shohim kthimin e luftës në atë zonë siç pamë në vitin 1990 “, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.