16:31, 21 Prill 2017

Julia Roberts nuk është pjesë e vip-ave apo nënave që shpërndajnë foto të fëmijëve e festave të tyre në rrjete sociale, foto të vjetra si nostalgji apo kujtime të tjera të rëndësishme familjare.

Ajo i përket një kohe më të pafajshme që kujdeset më tepër për privatësinë e fëmijëve apo anëtarëve të tjerë të familjes.

Në një intervistë dhënë për revistën “People” Roberts ka folur edhe për fëmijët e saj binjakë 12-vjeçar Hazel dhe Phinnaeussi dhe djalin e vogël Henry Daniej 9-vjeç.

Roberts ka thënë se ka rezervuar një thesar të veçantë që do t’ia dhurojë vajzës së saj Hazel.

“Është poshtë shtratit tim. Është një pjesë koleksioni të vjetër familjar”- tregon ajo, duke saktësuar se bëhet fjalë për një fustan, transmeton blitz.al, përcjellë Klan Kosova.

“Ndoshta do të dojë të veshë gjërat e saj, por unë mendoj se janë të vlefshme gjithsesi”,- tregon Roberts e cila rrëfen personalitetet e fëmijëve të saj që janë plot humor dhe me stile të ndryshme.

Interesante