Josh Homme kërkon falje pasi shkelmoi një fotografe në koncert NULL NULL 11.12.2017 14:30 11.12.2017 14:30 Frontmeni i Queens of the Stone Age, Josh Homme ka kërkuar ndjesë pasi ka shkelmuar një fotograf gjatë një shfaqje të drejtpërdrejt të shtunën mbrëma, transmeton Klan Kosova. Fotografja, Chelsea Lauren, postoi videon e incidentit në llogarinë e saj në Instagram. Më vonë, ajo bëri një shkrim në këtë rrjet social duke thënë: “Qafa ime është lënduar, vetullat e mia janë më plagë. Mjeku më liroi herët në mëngjes”. Chelsta shtoi për Variety: “E pashë atë që po vinte dhe po doja të largohesha. Këmba e tij shtyu aparatin tim drejt fytyrës”. “Ai po vazhdonte të performonte, unë isha e tronditur”. Homme më vonë ka postuar një mesazh në Twitter, duke kërkuar falje për incidentin dhe tha se ishte një aksident. “Më vjen shumë keq. Unë kurrë s’do të bëja më qëllim diçka të tillë këdo që punon pse ndjek shfaqjet tona, dhe shpresoj se Chelsea do të pranojë faljen time të sinqertë”. https://www.instagram.com/p/Bcg3ffCjXBw/?taken-by=chelsealaurenla *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.