Josh dhe Eiza janë çifti më i ri NULL NULL 24.02.2018 15:06 24.02.2018 15:06 Pas ndarjes nga Fergie, Josh Duhamel është lidhur me Eiza Gonzalez. Siç shkruajnë mediat e huaja, aktori 45-vjeçar dhe aktorja 28-vjeçare kanë filluar të takohen në fillim të këtij muaji. Raportohet se çifti u takua në koncertin e pre-Super Bowl të Jeniifer Lopez në Minneapolis Armory. Meqë Eiza po punon në Britani të Madhe, e ka mbajtur kontaktin me Josh përmes FaceTime dhe duke u shkruar. “Ata po e mbajnë lidhjen për toke. Ai i ka thënë se asnjëherë nuk e ka takuar dikë si ajo më parë”, ka deklaruar një burim i afërt me çiftin. Josh dhe ish-i i tij Fergie, të cilët e kanë një djalë katërvjeçar së bashku me emrin Axl, e lajmëruan ndarjen e tyre gjatë muajit shtator. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.