18:00, 17 Maj 2018

Mesfushori i Italisë, Jorginho, do të provojë që të transferohet te Manchester City gjatë verës, sipas agjentit të tij, Joao Santos.

“Jorginho është ende nën kontratë, por nëse Napoli arrin marrëveshje me City-n, atëherë ai shkon në Manchester”,, tha Santos për CalcioNapoli24.

“Arritja e një marrëveshjeje me anglezët nuk do të jetë problem, kur e konsideron rëndësinë e tyre, por e përsëris që varet nga Napoli, pasi lojtari është i lidhur për këtë skuadër edhe për dy vjet të tjera”.

Interesante