Jordan dëmshpërblehet me 8.9 milionë dollarë NULL NULL 23.08.2015 14:06 23.08.2015 14:06 Një trup gjykues ka marrë vendim që legjenda e basketbollit, Michael Jordan të dëmshpërblehet me 8.9 milionë dollar nga një dyqan ushqimorë. Arsyeja e kësaj është se emri i tij ishte përdorur nga ky dyqan, tashmë i mbyllur pa lejen e tij. Pas verdiktit legjenda e Chicago Bulls është parë i buzëqeshur para gazetarëve. Avokatët e Jordan kanë kërkuar që shuma e pagesës që duhet ta bëjnë pronarët e këtij dyqani të mos jetë më e vogël se 10 milionë, por që vendimi i trupit gjykues ishte që kjo shumë të jetë 8.9 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.