15:30, 8 Janar 2018

Jona Spahiu, e cila prej vitesh njihet si një nga moderatoret më simpatike shqiptare, aktualisht moderon emisionin “Pa filter”, duke intervistuar kështu personazhe VIP të showbiz-it tonë, për të zbuluar më shumë detaje nga jeta e tyre personale.

E kemi parë si moderatore, herë-herë si fotomodele e së fundmi në “C’est la vie”. Duhet thënë se kryesisht është komentuar për punën që ajo bën, ndërsa përsa i përket jetës private, Jona ka qenë gjithnjë e rezervuar.

Megjithatë, ditën e djeshme ajo ka bërë një përjashtim, duke na prezantuar për herë të parë publikisht të dashurin e saj, me fytyrë. Kohë më parë një foto e çiftit ngjalli kuriozitet por Jona preferoi të mos e tregonte emrin e tij. Duket se më në fund ajo vendosi ta jetojë publikisht historinë e saj të dashurisë.

Në një foto të publikuar në Instagram, Jona bashkë me të dashurin shfaqen të përqafuar, shkruan blitz.al. Djali në foto është gjithashtu pjesë e familjes së “Digitalb”. Ai quhet Frenkli Ymeri dhe është pjesë e stafit të “Supersport”.

Bashkangjitur fotos së çiftit, Jona i kërkon të dashurit të zemrës përqafime të gjata, përgjithmonë… Eh sa romantike!

Give me long hugs, always?#myrussianbadass

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on