Johnny Depp po e mbështetë Angelina Jolie gjatë divorcit NULL NULL 25.09.2016 22:00 25.09.2016 22:00 Aktorja e njohur, Angelina Jolie është duke u ngushëlluar nga kolegu i saj, Johnny Depp në prag të ndarjes së saj nga Brad Pitt. Jolie, nëna e gjashtë fëmijëve dhe aktori Deep kanë luajtur në trillerin romantik “The Tourist” së bashku në vitin 2009 dhe thuhet se kanë mbetur miq që atëherë. Dyshja po ashtu ndajnë të njëjtin avokate të divorceve, Laura Wasser, e cila e kishte përfaqësuar edhe aktorin në divorcin e tij me Amber Heard, transmeton Klan Kosova. 53 vjeçari Deep thuhet se e rekomanduar Laura e cili ka punuar me një varg të klientëve të famshëm të profilit të lartë në të kaluarën. Vetë aktorja e kishte mbështetur kolegun e saj gjatë divorcit të tij. “Angelina e ka idolizuar Johnny për vite të tëra para se ajo ka punuar me të në filmin “The Tourist”” ka thënë një burim për The Sun. “Të dy kanë qëndruar në kontakt qysh prej kohës kur kanë punuar bashkë dhe kanë folur rregullisht edhe gjatë kohës sa Johnny po ndahej me Amber”, ka përfunduar burimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.