Johnny Depp anulon të gjitha daljet publike pas thashethemeve për të NULL NULL 18.06.2018 12:11 18.06.2018 12:11 Aktori i famshëm, Johnny Depp, ka anuluar të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet publike në media. Thashethemet mbi shëndetin e tij, pas daljeve në Rusi ku dukej shumë i zbehtë dhe i dobësuar, kanë bërë që menaxherët e artistit të marrin vendime drastike për të mos rritur më shumë pëshpëritjet: “Aktori nuk do të flasë për këtë temë”, shkruan “The Times Magazine”. Ky vendim mund të bëjë që gazetarët e faqeve rozë ta marrin si konfirmim që diçka nuk shkon me shëndetin e Depp dhe për të cilën ai nuk do të flasë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.