Joga të zhveshur, trendi australian për largimin e stresit NULL NULL 20.10.2017 12:00 20.10.2017 12:00 Ka shumë metoda që rekomandohen për të larguar stresin, megjithatë një prej tyre ka pësuar një rritje të madhe të popullaritetit. Bëhet fjalë për jogan e zhveshur. Ky trend i ri i ushtrimeve ka nisur nga instruktorja Rosie Rees në Australi, e cila ka themeluar klasa të jogës në tërë vendin. Të pranishmet nuk e kanë problem që të zhvishen plotësisht. 30-vjeçarja thotë se këto ushtrime nudo kanë për qëllim të frymëzojnë femrat që të vlerësojnë trupin e tyre, pavarësisht formës apo peshës. Rosie thotë se kjo praktikë është një terapi e vërtetë. Ajo përmirëson ndjeshëm gjumin, rrit vetëbesimin dhe përmirëson jetën seksuale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.