12:49, 14 Shtator 2017

Futbollisti i Tottenham Hotspurs, Jan Vertonghen,  u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së mërkurës mes Tottenham dhe Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht fitores prej 3:1 të anglezëve, kjo ishte njolla e zezë e fitores së tyre.

Referi, Gianluca Rocchi, ia dha kartonin e kuq direkt Vertonghen, por UEFA e ka qartësaur në ueb-faqen e vet se ka qenë një karton i verdhë i dytë.

Kështu, Vertonghen do të mungojë një lojë, dhe jo tri.

Interesante