18:26, 12 Shtator 2017

JJ Abrams, që nisi një epokë të re për filmat “Star Wars”, me “The Force Awakens” në vitin 2015, do të rikthehet si regjisor dhe bashkë-skenarist në “Star Wars: Episode IX”.

“Me “The Force Awakens”, JJ na ka ofruar gjithçka çka ne mund të kishim shpresuar. Jam shumë i lumtur që po rikthehet për të përfunduar trilogjinë” ka thënë presidenti i Lucasfilm, Kathleen Kennedy.

Abrams do të zëvendësoj Colin Trevorrow, i cili u largua nga projekti muajin e kaluar.

Trevorrow, i cili është regjisor i Jurassic World, është larguar ngaqë kishte vizione të ndryshme me kompaninë, kanë deklaruar nga Lucasfilm.

Interesante