Jim Carrey i thotë lamtumirë të dashurës NULL NULL 10.10.2015 17:15 10.10.2015 17:15 Ylli i Holllywood-it Jim Carrey i ka dhënë lamtumirën të dashurës së tij Cathriona White e cila është vetëvrarë. Ai ka shkuar në Irlandë e është takuar me miqtë e familjarët e të dashurës së tij në fshatin e saj të lindjes, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova. I veshur me një kostum të zi dhe me syzë, ai nuk e fshehu dot mërzinë për humbjen e saj. 53 vjeçari në Irlandë ka udhëtuar me aeroplanin e tij privat, ndërsa është fotografuar edhe duke e mbajtur arkivolin e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.