Jevtiq: Bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë është e mundshme (VIDEO) NULL NULL 28.08.2015 17:15 28.08.2015 17:15 Disa peligrinazh serb kanë vizituar kishën ortodokse në Gjakovë, për nder të “Festës së Zonjës së Bekuar”. Vizita e tyre u kundërshtua nga disa qytetar dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimie Stajanoviq si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq. Jevtiq ka deklaruar që bashkëjetesa në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë është e mundur. “Ne kemi punuar shumë për të krijuar kushte që qytetarët e zhvendosur të Gajkovës të kthehen në shtëpitë e tyre në mënyrë paqësore”. “Më vjen mirë që gjithçka ka shkuar mirë”. “Edhe nga ky vend dëshirojmë të dërgojmë mesazhin e paqes dhe pajtimit”. “Pra një porosi se askush, askujt nuk duhet të i’a zë rrugën”. “Bashkëjetesa është e mundshme”. “Duhet vetëm tolerancë dhe mirëkuptim që qytetarët e zhvendosur të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre”, është shprehur Jevtiq. Më poshtë mund ta ndiqni gjithë intërvistën e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 orë më parë