Jericho sonte sjellë këngën e re NULL NULL 05.05.2016 18:15 05.05.2016 18:15 Mbrëmja e së enjtes, do të sjellë një këngë të re nga rok grupi kosovar Jericho. Bendi që tash e sa kohë u këndon rrethanave socio-ekonomike të Kosovës, do t’i japë publikut edhe një këngë të cilën do ta publikojnë rreth orës 20:00 në rrjetin më të madh të videove në botë, në You Tube. Edhe para disa ditës, në faqen zyrtare të këtij grupi në Facebook, është paralajmëruar kënga e re që do të quhet “Kanga e Ashikëve”. Videoklipi është xhiruar në grykën e Drinit të Bardhë, në skenën e teatrit të Gjakovës e po ashtu edhe në Çarshinë e madhe të Këtij qyteti. “JERICHO sjell ketë kënge me një tekst origjinal të shkruar në ngjashmëri me stilin e “bejtexhive” si dhe me kompozim origjinal e aranzhman të bazuar ne folklorin e kësaj ane, të përcjellë nga mjeshtrit e folklorit shqiptar te kësaj kohe: Shaqir Hotit ne kavall, Afrim Sadikut ne sharki dhe çifteli si dhe Shaqë Hoxhës në daulle”, thuhet në njoftimin e këtij grupi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.