23:00, 7 Dhjetor 2017

Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Lawrence ka folur për përvojën e saj me Harvey Weinstein, i cili është akuzuar për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Në botimin e ri të The Hollywood Reporter, bukuroshja i tha Oprah Winfrey se me Weinstein kishte raporte atërore për shumicën e kohës, edhe pse kishin problemet e tyre.

Megjithatë fituesja e Oskar shtoi se ishte e sëmurë për të mësuar për krimet e tij.

Gjithashtu në historinë e njëjtë 27-vjeçarja tha se ajo kishte frikë për të marrë skena seksi për filmin e saj Red Sparroë pasi fotot e saj lakuriq ishin hakuar, njofton Klan Kosova.

Sa i përket marrëdhënies së saj me Harvey, Lawrence tha se e ka njohur atë që kur ishte 20 vjeç.

”Ai ishte si një baba për mua. Kështu që më nevojitej një moment për të përpunuar gjithçka sepse mendova se e njihja këtë djalë dhe pastaj ai akuzohej për përdhunim. Ne të gjithë e dinim se ai ishte një qen, e dinim se ai ishte një ****”.

”Një djalë i ashpër, një brutal, një djalë i ashpër për të negociuar. Nuk e dija se ishte dhunues”, përfundon Lawrence, njofton Klan Kosova.

 

Interesante