Jehona Lushaku: Këtë vit mund të ketë një vendim për vizat, por çështja është kur do të hyjë në fuqi NULL NULL 17.10.2018 21:49 17.10.2018 21:49 Njohësja e proceseve integruese të BE-së, Jehona Lushaku, ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave. “Kushtet teknike janë plotësuar dhe këtë e ka vërtetuar raporti i Komisionit Evropian. Kushtet janë plotësuar tash varet nga vullneti politik i vendeve anëtare”, ka thënë Lushaku, njofton Klan Kosova. “Jam optimiste se këtë vit mund të merret një vendim por çështja është kur do të hyjë në fuqi”. Ndërsa për datën e përmendur 3 janar 2020 se mund të ndodhë liberalizimi, Lushaku ka thënë se është opsion i logjikshëm. “Sepse Parlamenti Evropian ka zgjedhje dhe ka procese tjera për Kosovën. Ka një ndërlidhje jo vetëm me Kosovën por edhe ato brenda BE-së. Migrimi paraqet një prej sfidave kryesore në BE-së dhe është kryetema e zgjedhjeve të BE-së. Jemi në momentum të ri politik. Mendoj që shtete e Be është mirë që të qëndrojnë prapa premtimeve që i kanë dhënë, që do të vijnë me një vendim në fund të këtij viti”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024