Jehona Lushaku: Kandidatët e Vushtrrisë ofruan alternativa konkrete NULL NULL 12.10.2017 23:39 12.10.2017 23:39 Kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë ishin të përgatitur dhe ofruan alternativa konkrete. Kështu e ka vlerësuar debatin për këtë komunë profesoresha Jehona Lushaku, e cila theksoi që kandidatët nga PDK-ja dhe LDK-ja ofruan disa alternativa lidhur me problemet e kësaj komune, megjithatë sa i përket kandidatit të AKR-së, ajo tha se lista e 30 prioriteteve më shumë ngjante në listë problemesh. Këtu Lushaku theksoi planin për themelimin e shkollave profesionale dhe organizimi i një komiteti që kujdeset për aplikime për fondet e BE-së. Favorit për balotazh në komunën e Vushtrrisë, Lushaku po e sheh kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi. “PDK-ja nuk e ka përparësinë për shkak që ishte një kohë të gjatë në pushtet, mirëpo kandidati ishte i përgatitur dhe e njihte problematiken e Vushtrrisë. Është favorit për balotazh. Duket që do të ketë një balotazh në mes të PDK-së dhe LDK-së” ka thënë Jehona Lushaku, njofton Klan Kosova. Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Jehona vlerësoi që ka një humbje për shkak të kandidatit, përderisa tha se për të njëjtën arsye LDK-ja ka pësuar rritje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë