Jay Z humbë 100,000 dollarë në një bast boksi NULL NULL 25.11.2015 13:30 25.11.2015 13:30 Jay Z është burrë i fjalës. Pasi që e ka humbur bastin e tij për një lojë boksi me Oscar De La Hoya, reperi ia ka paguar ish boksierit 100,000 dollarë, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova. Jay Z kishte vënë bast me De La Hoyan me 100,000 dollarë, se Miguel Cotto do ta mundte të famshmin Canelo Alvarez në ndeshjen e tyre gjatë vikendit të kaluar. Por, Alvarez fitoi dhe kështu u nënkuptua se Jay Z do të paguante shumën e premtuar. TMZ e ka konfirmuar se reperi krijuesi i hitit 99 Problems, ia ka dhënë paratë e bastit të humbur ish-boksierit. Ata kanë biseduar me De La Hoyan i cili ka thënë se i ka marrë paratë dhe se do t’i japë për bamirësi, në ndihmë të njerëzve që janë të shtruar në spitalin e Los Angeles. “Falë Jay Z, qindra pacientë të qendrës mjekësore “White Memorial”, do të jenë po ashtu fitues. Mund ta marr me mend se sa ndjenjë e keqe është t’i humbesh 100,000 dollarë, por ai duhet të ndjehet rehat me faktin se paratë e tija do t’i shërbejnë një qëllimi të mirë”, ka thënë De La Hoya. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.