Java e modës në Milano, koleksion “Rock” i Versaces NULL NULL 24.02.2018 19:30 24.02.2018 19:30 Shtëpia italiane e modës, “Versace” solli një atmosferë “Rock” në javën e modës në Milano, ku prezantoi një koleksion të dominuar nga veshje stofi e lëkure. Krijimet e guximshme dhe shumëngjyrëshe të Donatella Versaces ishin pjesë e koleksionit “Klani Versace”, i shfaqur në një godinë pranë Katedrales së Duomos. Në pjesën e parë të sfilatës, modelet mbanin funde stofi të kombinuara me bluze të ngjashme, triko, bereta dhe shaje, që i bënin të dukeshin si studente kolegji. Palltot e gjata prej lëkure kombinoheshin me taka të larta, ndërsa pantallonat bezhe me xhaketa të shkurtra lëkure, shkruan TCh. Shtëpia e modës, e cila shquhet për dizajnet e guximshme dhe glamur, edhe këtë herë arriti të lërë mbresa tek audienca me fustane të ndezura me thekë dhe veshje të shkurtra, të kombinuara me rripa e togëza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.