17:00, 12 Tetor 2018

Aktori shënoi një vit pa përdorur drogë dhe alkool.

“Për herë të parë u përpoqa të bëhesha i matur para 5 vjetësh, kur pesha e obsesionit tim me alkool dhe drogë u bë shumë e rëndë për mua” shkroi Biggas në një fotografi të monedhës së tij të parë të lehtësimit, që e postoi në Instagram.

Kjo është hera e parë që aktori, i njohur më së shumti për rolet e tij në “American Pie”, ka folur për betejat e tij me alkoolin dhe drogën, transmeton Klan Kosova.

“Pas disa përpjkjeve dhe fillimeve, unë kam arritur të krijoj një vit trimëri. Unë jam aq krenar për atë si çdo gjë në jetën time, nëse po luftoni, dijeni se ka ndihmë, mos u turpëro, ne mund ta bëjmë këtë”, përfundon statusi i aktorit.

Në një ditë si kjo sigurisht që nuk mungoi as mbështetja e gruas së tij, Jenny Mollen, e cila gjithashtu komentoi në këtë fotografi.

“Kështu jam krenar për burrin tim sot. Urime zemër, e di sa shumë po mundohesh, të shoh. Faleminderit për luftën tënde”.