10:30, 14 Nëntor 2017

Jason Aldean ka kujtuar momentin e sulmit në Las Vegas, gjatë një interviste të tij të parë që prej tragjedisë e cila ndodhi muajin e kaluar, transmeton Klan Kosova.

40-vjeçari thotë se fillimisht nuk e kuptoi që po ndodhnin të shtëna.

“Në vëmë diçka në vesh kur jemi në skenë. Dhe me të vërtetë të gjithë atë që mund të dëgjoni është muzika”, tha artisti.

Jason shtoi se pas herës së tij të dytë në skenë, njëri prej anëtarëve të grupit të tij i tha atij të dilte jashtë skenës.

“Kur u ktheva dhe e shikova, anëtari im i grupit ishte drejtuar pas meje dhe më thoshte të ika. Edhe sigurimi po vraponte në skenë duke më thënë të vrapoja dhe unë”, kujtoi Jason.

Në këtë sulm, vdiqën 58 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.

Interesante