Japonia do të dhurojë mbi 1 milion euro pajisje për SHSKUK-në NULL NULL 24.04.2018 15:25 24.04.2018 15:25 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit e Qeverisë japoneze. Ky takim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, ku shteti japonez kandarë një donacion për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vlerë prej 1.1 milion euro, për pajisje të ndryshme mjekësore. Nga ky donacionin do të përfitojnë; Klinika e Neurologjisë ku do të pajiset me CT -16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike, Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitoj nga ky donacion një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi, Klinika Infektive një rentgen digjital, Klinika e Urologjisë, do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler, dhe në Klinikën e Pulmologjisë me një bronkoskop, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024