Japoni: Ndalohet lëvizja në bazën ushtarake pasi marinsi vrau një grua NULL NULL 28.05.2016 14:18 28.05.2016 14:18 Baza ushtarake amerikane në ishullin Okinawa në Japoni ka vendosur një rregull që të ndalohet qarkullimi në mesnatë dhe ndalimin e alkoolit pas arrestimit të një ish-marinsi i cili dyshohet se e ka vrarë një grua japoneze. Gjithashtu sipas kësaj baze ushtarake më nuk do të ketë ndonjë festë në kohën kur njerëzit nga Okinawea janë në zi. Këto rregulla do të zgjasin deri më 24 qershor, transmeton Klan Kosova. Ish marinsi, Kenneth Shinzato është arrestuar më 19 maj mirëpo ende nuk është akuzuar. Shumë banorë të këtij ishulli nuk e duan bazën amerikane në këtë vend dhe pas këtij incidenti është tensionuar gjendja. Madje edhe kryeministri japonez, Shinza Abe, e ka ngritur shqetësimin e tij për vdekjen e kësaj gruaje tek presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë samitit të fundit të G7 në Japoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 5 minuta më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 19 minuta më parë