15:30, 13 Shtator 2017

Janet Jackson shpreson të fitojë kujdestarinë e plotë të djalit të saj 8-muajsh, Eissa, në divorcin e saj nga bashkëshorti Wissam Al Mana.

Të martën, vëllai i Jackson, Randy, filloi akuzat se këngëtarja i ishte nënshtruar abuzimit verbal nga Al Mana gjatë martesës së tyre.

Burime brenda familjes thonë se Randy e bëri këtë me shpresën se kjo do të ndihmojë Janet, 55 vjeçare, të sigurojë kujdestarinë e plotë të Eisas.

“Lajmet e akuzave të abuzimit verbal disa muaj pas ndarjes së tyre dhe divorcit të afërt janë tronditëse, por jo të habitshme. Janet është e mrekullueshme në menaxhimin e biznesit dhe karrierës së saj, por ajo nuk është aq e zgjuar sa i përket çështjeve të zemrës”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.

“Vëllai i saj Randy ndihet sikur është puna e tij për të mbrojtur familjen e tij dhe ai nuk mund ta shohë motrën e tij të vogël në dhimbje emocionale”.

ET kishte raportuar për pretendimin se Wissam nuk kishte treguar respekt ndaj nënës së Janet, Katherine, kur vizitoi çiftin e atëhershëm në Londër.

Një burim i tha ET se javën e ardhshme, Janet filloi të shikonte në apartamente të nivelit të lartë në kërkim të një vendi të ri për të qëndruar.

“Janet e do nënën e saj më shumë se këdo tjetër në botë, ashtu si edhe djalin e saj”, ka thënë një burim.

Jackson dhe Al Mana janë martuar në vitin 2012 derisa janë bërë prindër të Eissa në muajin janar, e tre muaj më vonë u ndanë.

Interesante