Jane Fonda nuk është krenare për operacionet plastike NULL NULL 20.09.2018 20:00 20.09.2018 20:00 Nuk ka asnjë dyshim se ikona amerikane, Jane Fonda, ndonëse ka mbushur 80 vjet, duket për mrekulli. Por aktorja fituese e çmimit Oscar, që dikur kishte lansuar perandorinë e videove për ushtrime trupore (dhe e ka luftuar buliminë për vite me radhë derisa ishte në moshë më të re), e ka pranuar se pamja e saj nuk është thjesht çështje gjenesh dhe fat i mirë. “Jam e gëzuar që dukem mirë, pavarësisht moshës sime, por unë kam bërë operacione plastike. Nuk do të gënjej për këtë”, ka thënë ajo në dokumentarin e ri të HBO për jetën e saj, të titulluar “Jane Fonda në pesë akte”. Fonda që ka qenë vazhdimisht shumë e hapur për jetën e saj e ka pranuar se në një mënyrë ose tjetër i ka rënë pishman pse ka bërë operacione plastike. “Unë isha lodhur duke u dukur e lodhur, edhe kur nuk isha”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. “Në njërën anë, e urrej faktin se kisha nevojë që të ndryshojë fizikisht që të ndihem ‘OK’. Do të doja të mos isha kështu. Më pëlqejnë fytyrat që duken më të moshuara. Më pëlqejnë fytyrat që tregojnë vijat e jetës. E adhuroj fytyrën e Vanessa Redgrave”, ka thënë Fonda. Aktorja shumë e njohur ka shtuar “Do të doja të isha më e guximshme, por unë jam kjo që jam”. Derisa sa i përket faktit se si ajo mban format e mira trupore, Fonda, një fanse e pilates, ka thënë se ajo akoma bën ushtrime fizike. “Vetëm se tash i bëj më ngadalë”, ka thënë aktorja. Ylli i “Grace and Frankie” ka deklaruar se mosha nuk është asgjë tjetër pos numër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.