23:37, 9 Gusht 2018

Jamie Vardy ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me Leicester City që do ta mbajë sulmuesin e Anglisë në stadiumin King Power deri në qershor të vitit 2022.

31 vjeçari, i cili fillimisht kaloi në Leicester nga skuadra Fleetwood Town në vitin 2012, ishte një lojtar kyç i ekipit që kishte fituar titullin e sezonit 2015-16, duke e fituar njëkohësisht çmimin si lojtari më i mirë i Premier Ligës.

Vardy ishte pjesë e ekipit kombëtar që arriti në katër më të mirët e Kupës së Botës, duke u  shfaqur në gjysmëfinale kundër Kroacisë, por pa asnjë gol.

Vlera e sulmuesit anglez është rreth 20 milionë euro.