James thotë që Trump po provon t’i ndajë përmes sportit NULL NULL 26.09.2017 13:47 26.09.2017 13:47 Basketbollisti LeBron James, ka thurur lavde për futbollistët amerikanë që kanë protestuar kundër Donald Trump, dhe akuzoi presidentin amerikan që “po e përdorë sportin që të tentojë të na ndajë”. Trump tha të premten që lojtarët e NFL të cilët nuk u ngritën gjatë himnit kombëtar duhet të përjashtohen ose suspendohen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Në protesta të mëdha gjatë vikendit, lojtarët u përgjigjën duke u përkulur, duke i lidhur krahët dhe duke qëndruar në zhveshtore. James pati plot lëvdata për bashkarinë e këtyre lojtarëve duke thënë që populli e udhëheq vendin. “Nuk do ta lë një individ, pavarësisht fuqisë së tyre, që ta përdorë sportin si platformë për të na ndarë”. “Sporti është aq i mrekullueshëm, se çfarë mund të bëjë për të gjithë. Pavarësisht formës, madhësisë, peshës, etnisë, fesë apo gjithçkaje, njerëzit gjejnë skuadra, lojtarë dhe ngjyra shkaku i sportit. I bën njerëzit bashkë si asgjë tjetër”. James, tre herë kampion i NBA, kishte bërë kampanjë për Hillary Clinton, rivalen e Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.