22:43, 12 Korrik 2018

Real Madrid po e konsideron rikthimin e James Rodriguez në skuadër, pasi që edhe ai ka dhënë sinjale se do të ishte i hapur që të vijë sërish në “Santiago Bernabeu”.

Kolumbiani është aktualisht i huazuar te Bayern Munchen deri në qershor të vitit të ardhshëm, dhe bavarezët e kanë opsionin që ta blejnë atë – andaj kjo do ta komplikonte një lëvizje të tillë nga 26 vjeçari.

Ndërsa trajneri i ri i mbretërve, Julen Lopetegui, beson se James është më shumë se i dobishëm dhe se mund të performojë mirë në Madrid.