James merr dhjetën e Rooney NULL NULL 28.04.2017 13:34 28.04.2017 13:34 James Rodriguez është në cep të largimit nga Real Madrid. Për të interesim ka shprehur Manchester United që në verë dëshiron ta sjellë atë në Old Trafford. Kolumbiani është duke u parë si zëvendësuesi i sulmuesit Wayne Rooney që përfundimisht pritet të largohet nga Djajtë e Kuq. Edhe mediat spanjolle raportojnë për një kalim të James në United, që shihet si më i denji për ta bartur në shpinë numrin dhjetë te klubi më i trofeshëm anglez. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.