James Blunt më në fund sqaron kuptimin e ”You’re Beautiful” (VIDEO) NULL NULL 29.03.2017 17:48 29.03.2017 17:48 Kur ish-ushtari britanik James Blunt, realizoi baladën ”You’re Beautiful”, të gjithë mendonin se ajo i takonte një bote përplot romancë. Megjithatë, pas kaq vitesh kohë, këngëtari me të vërtetë ka disa sqarime për të bërë rreth kësaj balade kaq të njohur, përcjellë Klan Kosova. Në një intervistë të realizuar për Huffington Post, Blunt ka thënë se baladën ”You’re beautiful” e pëlqejnë të gjitha çiftet sa që me të e bëjnë dhe vallëzimin e tyre të parë, por ajo nuk ka të bëjë asgjë në atë se çka ata mendojnë. “Të gjithë e thonë: Ah, ai është shumë romantik. E dua ‘’You’re Beautiful’’ për këngë time të martesës. Këta njerëz janë të ngatërruar”. Kjo pasi sipas këngëtarit, pas kësaj balade, fshihet një realitet i errët gjë të cilën fansat e tij ende nuk e kanë kuptuar, njofton Klan Kosova. “You’re Beautiful’’ nuk është këngë e butë romantike” thotë Blunt. ”Ajo flet për një djalë që është aq shumë i droguar në një metro dhe bisedon me të dashurën e dikujt tjetër, kur i dashuri i saj është përpara tij, dhe atë duhet mbyllur apo duhet burgosur pasi është një lloj perversi”. Ky sqarim i Blunt vie pas kaq kohe kur balada e tij pëlqehej aq shumë madje mendohej se i ishte kushtuar një vajze kosovare, në të cilën këngëtari ishte dashuruar sa ishte në misionin e tij në KFOR, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 14 orë më parë