Jahjaga: Njohja e statusit dhe verifikimi i viktimave të dhunës, në rrugën e duhur NULL NULL 19.06.2017 12:20 19.06.2017 12:20 Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë këtë të hënë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Kjo për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, transmeton Klan Kosova. “Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur”, ka thënë Jahjaga. “Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera”. “Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ritraumatizonte viktimat”, ka shtuar ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 27 minuta më parë