12:48, 10 Gusht 2018

Gjatë marshit protestues në Gjakovë për vrasjen e nënës dhe vajzës atje, kanë mbajtur fjalim edhe dy gra të fuqishme te skenës sonë politike, Atifete Jahjaga dhe Mimoza Kusari Lila, të cilët iu bashkuan protestuesve atje.

Më poshtë i keni fjalimet e tyre:

Atifete Jahjaga:

“Pjeter Nrecaj iu shtua vrasësve që në mungesë të reagimit me kohë të organeve mbrojtëse nuk hezitoi ta përdorë dhunën që sistematikisht e vazhdoi”.

“Kriminaliteti mundësohet nga një sistem i tërë me rrënjë në pabarazi, i paaftë për të adresuar shqetësimet dhe paralajmërimet e shumta për dhunën që u nënshtrohen në mënyrë të vazhdueshme”.

“Valbona e vajza e saj u bënë pjesë e numrit alarmant që u vë mizorisht nga burrat, që thirrjet e tyre përfunduan në vesh të shurdhër”.

“Gratë në Kosovë s’janë të sigurta në punë, rrugë, shkollë, e tashme as në familje”.

“Kjo nuk është çështje private por shkelje e të drejtave njerëzore, vepër penale që meriton ndëshkim, andaj obligim i yni është të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar këtë fenomen”.

Si është e mundur që shumica e këtyre rasteve janë të paralajmëruara në polici? Si është e mundur që burrat që dhunojnë gratë edhe pas raportimit në të shumtën e rasteve ecin në liri? Edhe sa thirrje të humbura duhet t’i kemi, edhe sa jetë duhet të shuhen që të japim përgjegjësi për këto krime? Ku mbeti betimi i policëve, gjyqtarëve e prokurorëve”

Mimoza Kusari Lila:

“Valbona kërkoi ndihmë për vete dhe fëmijët, ndërsa ajo s’iu ofrua në një vend me shtet të korruptuar”.

“Viktima janë më të dobëtit, vajzat, gratë e fëmijët. Zëri i saj do kumbojë shumë më fuqishëm sepse ata indirekt e lanë krimin të ndodhë. S’duhet të shkojë kjo vrasje pa pasoja, duhet t’i vihet emër e mbiemër”.

“Pse Pjetri ishte i lirë, nuk u parandalua, pse hasim në zyrtarë që zgërdhihen?”.

“Ngritja e duarve nuk është rast që duhet të shënohet e të bëhet pjesë e traditës. Jo, as kafshët nuk duhet të rrihen, e lëre më njerëzit”.

“Kjo gjë duhet ndalur se u varros një vajzë e nënë, e ju të vazhdoni të zgërdhiheni, kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë”.

“Kemi ligj që në mënyrë të mirëfilltë tregon se si të ndalen këto raste. Mungon vullneti, ka dhunë, e ajo po merr jetë. Boll më se dhuna s’mund të marrë jetë e të prish familje e të varrosë fëmijë e vajza nga ata qe i krijuan”