19:48, 27 Maj 2017

Operacioni Special i Jaguar – Land Rover kishin sjellë “Project 7” me 575 kuaj-fuqi me peshë të lehte F-Type pa kulm.

E më e mirë se kjo është “Project 8”, eksperimenti i fundit SVO, me më shumë kuaj-fuqi dhe më shumë dyer se “Project 7”.

Kësaj radhe SVO ka filluar me Jaguar XE, vetura më e vogël me katër dyer në linjën e kompanisë britanike.

“Project 8” ka motorin më të fuqishëm që Jaguar-Land Rover ka prodhuar ndonjëherë. Ai është 5.0 litërsh V8 supercharged me benzinë, i cili prodhon 592 kuaj fuqi.

Jaguar XE SV Project 8 do të prodhohet me vetëm 200 ekzemplarë.

Ndërsa udhëheqësi i divizionit të Operacioneve Speciale, John Edwards, ka thënë që kjo është vetura me performancën më ekstreme për rrugë në histori të Jaguar-it.

Interesante